Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fillon zbatimi i marrëveshjes për krizën në veriun e Kosovës

Capture

Pas bllokimit që nga 20 shtatori, rrugët kryesore në veriun e Kosovës, që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, u rihapën për lëvizjen e makinave.

Mëngjesin e së shtunës forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në këto vendkalime, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për t’i dhënë fund krizës në veriun e Kosovës.

Tensionet përfshinë zonën më 20 shtator pasi që serbët lokal dhe Beogradi reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për përdorimin e targave të makinave.

Qeveria vendosi që nga 20 shtatori, makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet në Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë. Ajo dërgoni atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Të enjten palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila parashihte atë që edhe ndodhi gjatë ditës së sotme – largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Sipas marrëveshjes nga e hëna me 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletë ngjitëseve në targat e makinave deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë nga puna më 21 tetor për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, sipas marrëveshjes morën përsipër sigurimin e vendkalimet kufitare për dy javët në vijim.

Marrëveshja u përshëndet nga diplomatët perëndimorë ndërsa u kritikua ashpër nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat thanë se me këtë, qeveria e Kosovës hoqi dorë nga sovraniteti në veriun e vendit.

Marrëveshja e 30 shtatorit që fillon të zbatohet nga sot, pritet të ulë tensionet, por ajo pasqyron vetëm një pjesë të mospajtimeve të thella ndërmjet Kosovës që ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe Serbisë e cila kundërshton shtetësinë e saj./VOA

Related Posts

Leave a comment