Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SYNON VENDIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË  RTSH/  ZVENDÊSI  MARTIN LEKA I “LËPIHET” EDI RAMËS

RTSH

Nga Arber DALMATI –

Një mal me probleme rendojnë mbi Radio Televizionin Publik shqiptar (RTSH), pjesë drejtuese dekadëshe e të cilit ka qenë edhe zvendësdrejtori Martin Leka, i cili, aktualisht, që nga 20 maji 2021, ushtron detyrën e Drejtorit, post I lenë vakant nga ikja e ish drejtorit Thoma Gëllçi, për arsye të përfundimit të mandatit.

Në disa shkrime të publikuara Arberia News ka sjellë mish mashin që e sundon RTSH-në e mbushur me përfolje për afera korruptive të kryera përveç të tjerave ndër periudhat kohore kalimtare gjatë të cilave zvendësi Martin Leka ka luajtur rolin e drejtorit tranzitiv.

Janë periudha kohore të stërgjatura, për shkak të lojrave politike në përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Janë periudha që, falë mangësive në ligjin 97/2013  “Për Mediat Audiovizive”,  e kanë cikluar e ricikluar Lekën në këtë detyrë, të mbushura me përfolje për turli lloj allishverishesh.

Allishverishe që kanë mbetur faqe e errët e përfoljeve për shkak të mos ushtrimit të asnjë kontrolli nga institucionet kompetente. Si nga Auditi i Brendshëm i RTSH ashtu dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Për thesin e problematikave që sundojnë drejtimin dhe administrimin e RTSH, më herët ka reaguar dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ndërkohë që situata problematike ka shqetësuar dhe organizatën e mirënjohur evropiane Safe Journalists Netëork.

Të mërkurën kjo organizatë I’a ka adresuar shqetësimin e saj, në lidhje me situatën aktuale që, sikurse citohet:  “…Vë në rrezik lirinë e medias në Shqipëri”, Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU) dhe z. Oliver Varhelyi, Komisionerit të BE për Zgjerim.

“Shprehim shqetësimin tonë se propozimet e Drejtorit të Përkohshëm (z.Martin Leka) për ndryshimin e strukturës organizative të RTSH janë në kundërshtim  me mandatin e përkohshëm të drejtorit. Kjo periudhë tranzitore mund të çojë në abuzim me pushtetin dhe shpërfytyrim të funksionimit të RTSH, e cila mund të ketë impakt negativ mbi gjithë lirinë e medias në Shqipëri,” theksohet, ndër të tjera, në letrën e Rrjetit për Sigurinë e Gazetarëve (SJN).

Ndërkohë, përkundër këtij shqetësimi europian, burime konfidenciale i thanë Arberia News se Martin Leka, drejtori tranzicional i gjigandit mediatik shqiptar, i cili për gati dy dekada vegjeton në pozicionin e zv/ Drejtorit të Përgjithshëm, ditët e fundit i ka shpeshtuar ecejaket tek kryeministri Edi Rama në përpjekje që statusin e tij pesëmbëdhjetë vjeçar si zvendësdrejtor  i RTSH ta lartësojë sipas ambicies së vet, në atë të Drejtorit të ri të Përgjithshëm.

Ecejaket e zotit Leka në godinën e Kryeministrisë në fakt janë cënim i statusit të pavarësisë që duhet të ketë në pozicionin e tij edhe drejtuesi i RTSH, si edhe vetë institucioni që njihet si media publike.

Edhe nëse do të duhet që për arsye institucionale të ketë kontakte me kreun e qeverisë, ato do të duhej të realizoheshin përmes  Këshillit Drejtues. Pasi vetëm ky instituccion apo kryetari i tij, zoti Bungo, mund të kenë takime ndërinstitucionale për çështje të statusit apo ardhmërisë drejtuese të RTSH-së.
Rrjeti për Sigurinë e Gazetarëve këtë ka parasysh kur flet në letrën e vet publike për impaktin negativ mbi lirinë e medias dhe sidomos autoritetin e medias publike në vend.

Për tu njohur me shkrimet e mëparëshme rreth kësaj teme klikoni në linqet e mëposhtëme:

http://arberianews.net/pse-leka-bungo-shmang-nga-kontrolli-zv-drejtorin-e-rtsh-se-martin-leka/

http://arberianews.net/martin-leka-drejtori-perkohshem-rtsh-shqetesim-evropian/

http://arberianews.net/per-cfare-sherben-ndryshimi-struktures-se-rtsh-zvendes-drejtorit-martin-leka/

http://arberianews.net/institucioni-ne-dore-te-martin-lekes-loja-politike-le-pa-drejtor-te-pergjithshem-rtsh-ne/

©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment