Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy të vdekur, çfarë ndodhi mbrëmë në Elbasan?

-640-0-615bebbebd3e8

Ka shkuar në dy numri i viktimave të atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Pas Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë dhe Ardian Subashi (Çollaku), i cili po trajtohej në spitalin e Traumës në Tiranë

Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku, u qëlluan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Autorët vijojnë të jenë në arrati, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku mendohet të kenë kaluar atentatorët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Po kush është Ardian Çollaku?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Related Posts

Leave a comment