Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO/ Këto janë dy viktimat e atentatit që tronditi Elbasanin, 20 persona të shoqëruar

Capture

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, ku dy persona janë përfshirë në një atentat me armë zjarri në “Rrethrrotullimin e luleve” pranë një karburanti.

Viktima të këtij atentati janë Lulzim Bitri, 35 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend, dhe Ardian Çollaku, rreth 50 vjeç, i cili ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës.

Çollaku është një person me precedentë penalë dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike. Ai gjithashtu ka qenë i dyshuar edhe për vrasjen e Everst Cakës.

Edhe Lulzim Bitri ishte një person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në Tetovë të Maqedonisë së veriut në 2018. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë duke i pritur viktimat, të cilët janë qëlluar sapo kanë zbritur nga automjeti.

20 të shoqëruar

Ndaj dy viktimave është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e tyre ka përshkruar trupin e Callakut, edhe pse ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes. 2 viktimat ishin miq të ngushtë mes tyre, dhe sipas burimeve dyshohet se ata kanë bashkëpunuar ngushtë në aktivitetete të paligjshme, por kanë qenë të dyshuar edhe si të përfshirë në vrasje mafioze që kanë tronditur vendi.

Ndërkohë në komisariat për tu marrë në pyetje nga hetuesit deri më tani nga policia janë shoqëruar mbi 20 persona, por numri mund të shtohet, pasi sipas burimeve shoqërimet vazhdojnë.

Dalin FOTOT/ Këto janë dy viktimat e atentatit në Elbasan! 20

Lulzim Bitri

Dalin FOTOT/ Këto janë dy viktimat e atentatit në Elbasan! 20

Ardian Çollaku

 

Related Posts

Leave a comment