Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dosja e zezë, ndriçohen faktet/ Sali Berisha dhe Aldo Bumçi kundër Kosovës

sali-berisha-1-750x450

“Faktet, dëshmitë dhe dokumentet konfirmojnë se Sali Berisha është njeriu i dytë pas Millosheviçit që ka punuar kundër Kosovës, madje është agazhuar në fshehtësi për të ringjallur Jugosllavinë, në këmbim të një mbështetje okulte për të qëndruar sa më gjatë në pushtet”, shkruan në një publikim të sotëm “Pamfleti”, duke ndriçuar diçka nga dosja e zezë që përmban fakte e prova mbështese për shpalljen “non grata” të njeriut që e sundoi politikën shqiptare për 30- vite. Në vijim  “Pamfleti” publikon:

“Para se të rrëzohej nga pushteti në 2013, Sali Berisha, bashkë me ministrin e tij të Jashtëm Aldo Bumçi, kanë mbështetur në fshehtësi projektin famëkeq për krijimin e Unionit të Ballkanit Perëndimor me qendër në Beograd, i njohur si plani (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës ishte parashikuar që të ishin: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Projekti ishte ideuar nga Serbia, por për të mos dalë në skenë, u propozua nga Mali i Zi. Projekti u diskutua në fshehtësi deri në vitin 2013, ku në takime Sali Berisha çonte Aldo Bumçin.

Nisma u konsiderua si një ngjallje e federatës së Millosheviçit, pasi parashikonte parlament të përbashkët me qendër në Serbi, ku çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë, polici të përbashkët ballanike, politika të përbashkëta ekonomike, koordinim në sistemet arsimore të edukimit etj., me qendër në Beograd.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat çliruan me luftë Kosovën, nuk e mbështetën këtë plan. Ndërsa Kosova e ka denoncuar si një projekt të rrezikshëm, pas të cilit fshihej ringjallja e Jugosllavisë së Millosheviçit.

Enver Hoxhaj, në atë kohë ministër i Jashtëm i Kosovës, është shprehur se “Ne kemi mbajtur qëndrimin se kjo nismë të mos jetë vendimmarrëse dhe të mos ketë institucione që do të linin përshtypjen e një integrimi koheziv të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha projektet janë të koncentruara kryesisht në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi”.

Megjithatë, Sali Berisha ka avancuar në mbështetje të këtij projekti, për interesa të pushtetit të tij. Në Ohër dhe Mal të Zi Janë mbajtur disa mbledhje sekrete. Një mbledhje okulte është organizuar nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi në 16 korrik 2013 në Përzhno. Në atë kohë në pushtet ishte ende PD, pasi rotacioni ka ndodhur në shtator të 2013. Sipas komunikatës zyrtare, të botuar për këtë takim nga MPJ e Malit të Zi në faqen e saj zyrtare, përfaqësuesit e gjashtë shteteve pjesëmarrëse kanë shprehur pëlqimin e shteteve përkatëse për krijimin e këtij “Unioni Ballkanikoperëndimor”. Por, projekti famëkeq u përmbys nga SHBA pas largimit të Berishës nga pushteti. Sot Berisha thotë se ka shpëtuar Kosovën nga SHBA, ndaj u ‘bombardua’ në 19 maj 2021, duke u shpallur “non grata”.

Related Posts

Leave a comment