Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama e nis ditën me thirrjen e rëndësishme për studentët

244727774_405922877570046_5806403701477427930_n

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një thirrje për studentët të cilët në datë 18 tetor do të shkojnë në auditore. Rama thotë se java e ardhshme do të jetë java e vaksinimit masiv të studentëve.

“Mirëmëngjes, dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojm se, dje ministrja e Arsimit Evis Kushi lajmëroi se hapja e universiteteve do të shtyhet me një javë, për t’ju dhënë mundësi studentëve që vaksinohen në mënyrë që të marrin pjesë fizikisht në auditore.

Related Posts

Leave a comment