Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK zbarkon në prokurorinë e Gjirokastrës, sekuestron dosjet

68A2351B-6BE1-4E38-9596-9B8AD6ECDCF9

SPAK, vijon të kryejë hetime edhe për kolegët e tyre. Sipas raportimeve mediatike mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mësyrë  në zyrat e kolegeve të tyre të Gjirokstrës.

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë qenë dje në Prokurorinë e Gjirokastrës ku bëhet me dije se kanë bërë sekuestrimin e disa dosjeve.

Burimet thonë se BKH ka shkuar me urdhër të SPAK për një hetim të regjistruar, megjithëse për shkak të sekretit hetimor nuk bëhet me dije objekti hetimit.

Të njëjtat burime konfirmuan se agjentët e Byrosë kanë shkuar dje pasdite, dhe për gati dy orë kanë sekuestruar disa nga dosjet e prokurorisë së qytetit jugor. Pritet që në ditet në vijim të dalin detaje të reja në dritë lidhur me hetimet që po kryehen në Gjirokastër.

Related Posts

Leave a comment