Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Benz”-i del nga rruga në Krujë, shoferi dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital

73A6AAC3-5167-419D-8BAC-762A1F474E2F

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Krastë të Krujës ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.

Policia njofton se për pasojë është dëmtuar shoferi dhe dy pasagjerët të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.10.2021, rreth orës 09:55, në Krastë, Krujë, shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment