Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ik se ta preva kokën”, Paloma rrëfen përplasjen me Edi Ramën shumë vite më parë

C05BD132-2086-4CF3-BE67-DB0638A40DB7

Paloma përveçse një gazetare e zonja është dhe një ndër konkurrentet e “Big Brother Vip”. Si të gjithë aty brenda dhe Paloma ka treguar episode nga jeta e saj.

Paloma është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një eksperiencë në karrierën e saj me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja ka rrëfyer që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.

Related Posts

Leave a comment