Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama për televizionin gjerman: Evropa s’është në formën më të mirë

Screenshot_2-14

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin gjerman “NTV” ka treguar se nuk ishte aspak zhgënjyese fakti se saimiti i BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni nuk vendosi një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritari.

Sipas Ramës Evropa nuk është në formën e saj më të mirë prandaj dhe Shqipërisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë të punojë.

“Në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vahzdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbajt të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kj oështë ajo që ne duam për fëmijët tanë”, tha Rama.

Gjatë intervistës kryeministri nuk la pa cekur dhe largimin e Angela Merkel duke u shprehur se ajo do ti mungojë Gjermanisë, Evropës dhe sigurisht dhe rajonit tonë.

“Unë mendoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë, e të gjithë Evropës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t’i mungojë. Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj, ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka me mundësine e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët”, shtoi kryeministri.

Related Posts

Leave a comment