Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në disa akse, ARRSH thirrje shoferëve

arsh

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh ose inertesh në disa zonë të vendit.

Për këtë situatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një reagim, përmes së cilës bën me dije se grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Për drejtuesit e mjeteve, iu bëhet thirrje që të tregohen të kujdesshëm në lëvizje dhe të reduktojnë shpejtësinë.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”

Related Posts

Leave a comment