Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fundi i dosjes së aferës me uniformat e Policisë/ SPAK shpall grupin e fajtorëve (Emrat),

uniformat-780x405

Nëpërmjet një njoftimi  publik Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije fundin e hetimeve për dosjen që mban brenda materialin akuzues të zyrtarëve të përfshirë në aferën e tenderit të blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit. Vlera e këtij tenderi ishte 2.800.347.570 lekë kurse, si të përfshirë në të u përfolën mediatikisht edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendëshme Plarent Ndreca, si dhe ish Ministri Sandër Lleshaj. Mirëpo sa të vërtetë ka në këtë mes dhe kush janë shpallur fajtor pas hetimit të SPAK?

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të institucionit të hetimit;

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datë 11.10.2021 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.174/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve E.N.; F.Ç.; A.B.; A.M.; A.O.; F.D.; K.H.; K.B.; M.B.; G.M., akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).

Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: titullari i Organit Qëndror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, E.N., në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit F.Ç.; A.B.; A.O.; K.H.; A.M.; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave K.B.; F.D.; M.B. dhe G.M., të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta”./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment