Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherri i trupshëm i mësuesve për tavolinën, reagon Kushi dhe tregon masën që u mor

-640-0-61653670e19ef

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për të parë herë lidhur me sherrin që ndodhi mes dy mësuesve te shkolla Andon Zako Çajupi dhe më pas agravoi dhe në përfshirjen e bashkëshortëve të tyre, ku 4 persona mbetën të plagosur.

Kushi u shpreh se masa e pezullimit për dy mësueset u mor jo në mënyrë të menjëhershme, pasi u prit verifikimi i ngjarjes nga ana e policisë.

Sipas ministres pas të dhënave të ardhura nga policia u bë pezullimi i mësueseve dhe pritet raporti final i hetimit për të bërë shkarkimin ose jo të tyre, pasi një mësues nuk mund të hiqet me një të rënë të lapsit nga shkolla.

“Për sa i përket përplasjes në shkollën Çajupi, nuk është e vërtetë që nuk kemi reaguar. Të dyja mësueset janë pezulluar nga puna dhe po analizohet e gjithë çështja. Kemi ngritur një grup pune për të trajtuar situatën.

Jo gjithmonë reagimi i ministrisë është fytyra e ministrit. Tani që flasim mund të hapni faqen e zyrës Arsimore Tiranë e cila ka bërë një reagim dhe ka marrë menjëherë masë ndaj mësueseve të pezulluara.

U përdor një kohë e caktuar për të verifikuar ngjarjen me policinë. Jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Ne kemi përgjegjësinë të respektojmë ato rregulla, pasi nuk hiqet një mësues me një të rënë të lapsit. Pasi verifikohet rasti ne marrim masa. Pasi e verifikuam me policinë, ne morëm menjëherë masat e pezullimit. Duhet të presim hetimin dhe raportin final të policisë për të bërë më pas shkarkimin.

Ne kemi Komisionet e Etikës dhe pikërisht këtë kemi bërë, duhet të respektojmë strukturat që ngrejmë dhe nuk mund ta bëj ministri pezullimin pasi ka struktura dhe ka hirearki. Kemi ngritur një grup pune dhe uroj mos të ndodhin më ngjarje të tilla se është shumë e rëndë edhe për prindërit që kanë fëmijë aty shqetësimi është shumë i lartë. Për fat ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës dhe jo brenda shkollës, por prapë për ne është shumë rëndë. Etika dhe integriteti për ne është diçka që nuk duhet të cënohet dhe do të reagojmë fortë”, tha Kushi.

Related Posts

Leave a comment