Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagosja e dyfishtë dje në Tiranë, në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

pal-709x440

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Të plagosur mbetën shtetasit Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Në pranga kanë rënë si autorë të dyshuar:

  • Farjon Palushi, 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
  • Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhetani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
244652079 349184213670171 7770027963301508151 n

Related Posts

Leave a comment