Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ta përplas kokën o plehrë”/ Rama ironizon Bashën: Je në pikë të hallit…

-640-0-6167f7e10393c

Teksa mori fjalën në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi duke i përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas fjalëve të rënda të shkëmbyera me deputetin Eduart Shalsi.

Kryedemokrati iu drejtua deputetit socialist me fjalët: “plehrë, fundërrinë, ta përplas kokën…”.

Kryeministri Rama shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur, teksa iu drejtua Bashës, duke i thënë që të mos imitojë foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Fillimisht një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja.

Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit.

Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment