Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kombëtarja vatër infektimi, dy kuqezinj të tjerë rezultojnë të prekur nga COVID

-640-0-616a04b301712

Kombëtarja shqiptare u shndërrua në një vatër infektimi, pasi të parët që rezultuan pozitivë ndaj koronavirusir ishin dy përfaqësues të klubit të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci, të cilët u larguan menjëherë nga grumbullimi.

Megjithatë 24 orë para ndeshjes ndaj Polonisë rezultuan pozitivë edhe Sokol Cikalleshi e Klaus Gjasula, duke vënë jo pak në siklet trajnerin Reja, i cili humbi dy titullarë para një sfide mjaft të rëndësishme.

Në ndeshjen ndaj polakëve mungoi edhe Ivan Balliu, zyrtarisht për shkak dëmtimi, por menjëherë pas rikthimit në Spanjë, klubi i tij e raportoi si të prekur nga koronavirusi, ndaj nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë arsyeja kryesore e mungesës së tij në “Air Albania”.

Mbrëmjen e sotme ka qenë klubi i Salernitanës në Serinë A, që ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Veseli luajti titullar ndaj Polonisë, megjithatë në testin e kryer pas rikthimit në Itali, ka rezultuar i prekur nga koronavirusi dhe tani do t’i duhet të presë disa ditë para se të rikthehet sërish në fushën e lojës.

Related Posts

Leave a comment