Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasani mes ankthit dhe ëndrrës për një bypass!!!

15f1f66e-2af1-4e85-a539-e4dc7b0cbdf8

Nga Besim DYBELI-

Elbasani mbetet ndër të paktë qytete pa bypass! Aktualisht sot disponon në qarkullimin rrugor dy unaza lëvizëse, atë Verior dhe atë Jugor. Në këtë të fundit, për vetë specifikën ku ndodhet, qarkullojnë më së shumti mjetet, që kanë destinacione brenda qytetit, apo periferitë e afërta. Nevojë emergjente mbetet spostimi i unazës jugore, ose më mirë, ndërtimi injë bypassi. Unaza jugore mbetet tejet e ngarkuar, për të mos thënë, premisë seroze për aksidente. Në këtë segment rrugor gjysëmrrethi, në këtë pjesë rrugore kalojnë të gjitha mjetet, që kryqëzohen në këtë qytet. Aty kalojnë së pari mjetet e vetë qytetit, si dhe të fshatrave rreth tij.

Po aty kalojnë mjetet udhëtuese drejt Tiranës, Lushnjes, Fierit, Vlorës e Durrësit. Dhe në kthim, drejt Qafëthanës, Maqedonisë Veriore, Pogradecit, Korcës e destinacioni drejt Greqisë. Po në këtë unazë, “përplasen” edhe mjetet, në ardhje e kthim nga Gramshi, Cërriku, Belshi e më gjërë. Nyja nevralgjike mbetet vendi i quajtur “kryqëzimi i Cërrikut”. Një kryqëzim ky që detyron lëvizjet në katër kahe, pas asnjë semafor. Pushteti vendor e konsideron jashtë detyrimeve dhe koopetencave të tij, pasi kjo pjesë rrugore, që konsiston edhe si unzaë jugore e qytetit, është rrugë nacionale. Si e tillë, i takon të ndërhyjë Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ka vite që qarkullojnë premtimet elektorale për një bypass. Kjo do të zgjidhte ngërcin e krijuar historikisht. Dy janë propozimet për një bypass të mundshëm. Ai mund të ndërtohet në Veri të qytetit, ose në hyrje të tij, në Bradashesh, poshtë mbi lumin Shkumbin, drejt Shushicës me pikë bashkimi në Labinot Fushë. Përballë premtimeve, Elbasani mbetet mes ankthit dhe shpresës për një bypass të mundshëm.

Related Posts

Leave a comment