Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gabimi që bëni në mëngjes, ushqimet që duhet të hani për më shumë energji

mengjesi

Edhe nëse hani diçka të shëndetshme në mëngjes, ndoshta ky ushqim nuk iu jep energjinë e nevojshme. Studiuesit shprehen se duhet t’i kushtohet një vëmendje e madhe pjesës së proteinave, pasi jo vetëm që sigurojnë “karburantin” e nevojshëm, por nëse nuk i përfshini në këtë vakt, do të ndiheni më të uritur në mesditë. Këto janë ushqimet që duhet t’i bëni pjesë të mëngjesit tuaj.

Vaj liri

Vaji i linit është i pasur me acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se ruan energji të qëndrueshme dhe nivele të balancuara të sheqerit në gjak. Përveç kësaj, e mban zemrën të shëndetshme.

Arrat

Arrat janë një burim i mirë i proteinave, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, duke parandaluar simptoma të tilla si lodhja, dhimbjes e kokës dhe nervozizmi.

Kos

Duhet ta përfshini në mëngjes për shumë arsye: përmban probiotikë, të cilët rrisin tretjen dhe luftojnë bakteret e gojës që shkaktojnë erë.

Margarinë

Zëvendësoni gjalpin me margarinë, pasi përmban yndyrna të pangopura siç janë acidet yndyrore omega-3. Por gjithmonë sigurohuni që të kontrolloni etiketën e produktit që zgjidhni pasi margarina nuk duhet të përmbajë yndyrna trans.

Kanellë

Kjo erëz mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, duke ndihmuar trupin të metabolizojë glukozën më shpejt. Gjithashtu i jep një shije të ëmbël ushqimit, pa kalori shtesë. Spërkatni kanellë mbi drithërat, kosin, kafen e mëngjesit dhe kudo.

Related Posts

Leave a comment