Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

RTSH, abuzime me naftën dhe rikonstruksionin e godinave!

switch-off-rtsh-albania-850x483

Afera me RTSH “Agro” nuk është e vetmja pasi të tjera raste të ngjashme pritet të zbulohen në ditët vijuese lidhur me korrupsionin e  qenë i pranishëm në institucionin më të madh mediatik në vend i cili megjithse financohet nga taksat e publikut kurrë nuk u bë pjesë e tij, por mbeti monopol i politikës.

Pas disa shkrimeve investigative të “ArberiaNews”  me këtë temë një tjetër portal ka sjellë një tjetër abuzim të ndodhur në RTSH. Nëpërmjet një publikimi ekskluziv portali “Kuqezi” raporton:

“Pas arrestimin të ish drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Thoma Gëllci dhe disa punonjësve për tenderin e blerjes së pajisjeve për RTSH “AGRO”, dyshimet janë për të tjera raste shkeljeje. Redaksia e “Kuqezi.net” ka mësuar se RTSH ka filluar rikonstruksionin e disa stacioneve në rrethe ne 2018. Por që rezultojnë se janë me procedura shumë problematike.

RTSH në fillimin e punimeve nuk ka hartuar një analizë kostoje të saktë për 80 % të preventivit, me një vlerë prej 67 milion lekësh të reja. Konkretisht rezulton se nuk është realizuar një analizë kostoje për kategoritë Punëtori, Transport, Makineri dhe Materiale. Gjithashtu, zërat nuk janë ndarë sipas kategorive përkatëse të cilat duhet të ishin pasqyruar si: Punime ndërtimi; Punime teknologjike dhe të montimit etj.

Por një tjetër shkelje duket se është edhe për depozitat e karburantit në stacionet e ndryshme. Në mënyrë të ngjashme si në rastin e procedurës me objekt ‘Furnizim vendosje depozita karburanti dhe sistem monitorimi të pikave të transmetimit të rrjetit DVB -T2 -viti 2018’ është vepruar edhe me procedurën me objekt ‘Furnizim vendosje depozita karburanti dhe sistem monitorimi të pikave të transmetimit të rrjetit DVB -T2 -viti 2019’ për të cilën Autoriteti Kontraktor nuk ka siguruar mirë përdorimin e fondeve publike dhe transparencë për shpenzimet e parashikuara në shumën 40,393,040 lekë pa TVSH. Për rrjedhojë rezulton se Grupi i Punës i cili ka bërë edhe përcaktimin e fondit limit në lidhje me këto tre procedura nuk ka siguruar mirë përdorimin e fondeve publike dhe transparencë për shpenzimet e parashikuara në shumën 122 milion lekëve pa TVSH.

Kuqezi.net disponon nje dosje te plote qe do ta publikoje pjese pjese, ku ka shkelje flagrante te ligjeve”.

Related Posts

Leave a comment