Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e 4 turistëve në Qerret, Prokuroria nis hetimet për vrasje

ruset-696x366

Materialet hetimore për vdekjen e 4 turistëve rusë janë regjistruar në një procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Grupi hetimor pas mbledhjes së zhvilluar sot, vendosi të regjistroj hetimin nën këtë akuzë, pavarësisht se nuk kanë dalë në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.

Kujtojmë se 4 turistët rusë u gjetën të pajetë disa ditë më parë në një hotel në Qerret të Kavajës, teksa ishin duke u relaksuar në sauna.

Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.

Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve.

Kujtojmë se viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Related Posts

Leave a comment