Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident tragjik në Shkodër, përplaset për vdekje 61 vjeçari

-640-0-616e78718339d

SHKODËR – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, ndërsa viktima po udhëtonte me biçikletë.

Sipas policisë, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç.

61-vjeçari  nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa shoferi i “Mercedes-it” u shoqërua për të dëshmuar në komisariat.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Leave a comment