Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E akuzoi për “ngacmim seksual”, Ilirit nuk i del e keqja me Semin: O zot, ajo super seksi i Big-ut

Capture

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” ka nisur me debate të ashpra. Pasi u transmetua video e debatit mes Ilir Shaqirit dhe Semi Jaupajt, kjo e fundit u shpreh se balerini herë pas here ka bërë shaka të tepruara me të.

Madje në një moment u përmend edhe termi “ngacmim seksual” e sigurisht që Ilirit nuk i pëlqeu aspak një gjë e tillë.

Shkak i këtij debati u bë një gjest i Semit. Ajo i nxori gishtin e mesit Ilirit, veprim të cilin balerini e mori si ofendim. Mirëpo, Shaqiri ka vazhduar  ta komentojë këtë situatë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së bashku me Sheilën, Sabianin, Arjolën dhe Beniadën, Iliri tha: “S’e dëgjoj dot kur bën çu, çu, çu.. Çarje b*the! E paimagjinueshme! Super seksi i Big-ut! O Zot! Ik or pash Zotin! Femra që kam pas më në distancë nga ju të gjithë. I dha rëndësi vetes! Për vëmendje po e bën. ‘Unë do kap vëmendje me zara’ (Iliri për Semin)”.

Madje edhe Semi teksa po bisedonte me Donaldin pas përfundimit të spektaklit, tregoi për një rast kur Iliri i ka shkelur syrin.

“Nuk do të më flasësh, mos më flit. Unë e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit këtë gjënë. Doja të flisja se as nuk më pyeti njeri. Doja të flisja o vëlla, të shkarkoja gjithë gjënë. U mërzita sepse nuk e prisja. Edhe për mua nuk konsiderohet më si njeri. Pastaj kur po luanim futboll, bënte ndonjë gol edhe ma bënte mua kështu, kishte dy ditë që nuk më fliste. Mbrëmë në darkë kur bënte golat ma bënte me sy. Nuk them se ishte ngacmim, por çfarë po bën, ke dy ditë që nuk më kthen përgjigje, as mirëmëngjes”, tha ajo.

Related Posts

Leave a comment