Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ky shtet i del në mbrojtje LGBTI-së! Fshin fjalën “nënë” nga dokumentet zyrtare

-640-0-eb530184500382b50bded48560f97311

SKOCIA- Qeveria skoceze ka zëvendësuar fjalën nënë me fjalën: partner (përfshirë partnerin e të njëjtit seks) ose grua shtatzënë. Vendimi kontrovers vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si seksiste nga gjuha zyrtare.

Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT Stonewell mbi pastrimin e gjuhës nga elementët diskriminues. Benjamin Cohen, shefi ekzekutiv i uebfaqes LGBT Pink News tha se lëvizja drejt termave gjithëpërfshirëse gjinore është “vërtet e rëndësishme”.

“Njerëzit të cilët janë të shqetësuar për këtë janë në fakt një pakicë relativisht e vogël por e zëshme. Të kesh një politikë që është gjithëpërfshirëse është në të vërtetë shumë e rëndësishme për lezbiket dhe çiftet homoseksuale që po krijojnë familje.

“Nëse dikush është një burrë trans që lind, është e papërshtatshme t’i etiketosh ata si nënë, sepse kjo nuk është mënyra sesi ata do ta përshkruanin veten. Politikat duhet të jenë gjithëpërfshirëse për njerëzit me situata të ndryshme“, tha Benjamin Cohen, shefi ekzekutiv i uebfaqes LGBT Pink News./Dailyadvent

Related Posts

Leave a comment