Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbyllen kryqëzimet në aksin Lushnjë-Fier, banorët të shqetësuar: I bie të bëjmë 10 km shtesë

lushnja1

Mbyllen dy kryqezime te rendesishme qarkullimi ne segmentin Fier-Lushnje, te njohur  si “Klubi i Shoferit” dhe kryqezimi i Vajkanit.

Këtë të premte, janë vendosur barrierat metalike për të bllokuar kalimin e automjeteve. Ky kryqëzim ka qenë shpesh herë burim aksidentesh fatale, per kete arsye eshte marre vendimi per mbylljen e tyre.

Nderhyrja ka sjelle irritim per perdoruesit e rruges pasi tani ata duhet te bejne 7 apo 10 km shtese per te kthyer ne destinacion. Nje nderhyrje e tille do te duhej te behej pas funksionimit te mbikalimeve te cilat jane jashte funksionit pasi nuk kane perfunduar.

Gjate bllokimit te rruges punonjesit e firmes jane assistuar nga policia per te shmangur ndonje incident te mundshem me banore te zones dhe biznesmene te cilet preken ne menyre direkte dhe te padrejte nga bllokimi i kryqezimeve.

Nga ky bllokim preken biznese dhe mbi 40-50 mije banore pergjate aksit. Situata perkeqesohet edhe nga fakti qe ne zone mungojne edhe mbikalimet.

 

Related Posts

Leave a comment