Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mos e merrni seriozisht “superagjencinë” kundër korrupsionit

antiikorrupsioni

Mbas tri strategjive anti-korrupsion të qeverive të ndryshme të majta e të djathta dhe reformave të shpallura me bujë kombëtare dhe ndërkombëtare, vijme tek situata e çuditshme e vendit tonë ku qeveria vetë lufton korrupsionin…

Nga Zef PREÇI – 

Diku nga aty nga viti 2001-2002 sebashku me zt. Aldo Bumci, ne ate kohe hulumtues shkencor ne Institutin Shqiptar te Studimeve Nderkombetare (AIIS) ishim pjestare te nje grupi studiuesish nga 6 vende te Europes Qendrore dhe Lindore dhe punuam per nje raport interesant mbi projektet anti-korrupsion.

Perfundimi ishte shokues: sa me shume shtoheshin projektet qeveritare dhe jo-qeveritare per luften kunder korrupsionit, aq me shume dhe me shpejt shtohej dhe sofistikohej edhe vete korrupsioni per te arritur ne ditet e sotme kur kapja e shtetit nga oligarkia dhe deshtimin spektakolar ne luften kunder korrupsionit eshte nje realitet i trishte dhe jo vetem ne Shqiperi.

Mbas tri strategjive anti korrupsion te qeverive te ndryshme te majta e te djathta prej asaj kohe dhe reformave te shpallura me buje kombetare dhe nderkombetare, vijme te situata e cuditshme e vendit tone ku qeveria vete lufton korrupsionin (Ministria e Drejtesise eshte edhe Koordinatori Kombetar Kunder Korrupsionit) – dmth nuk kemi agjenci jashte qeverie (perderisa qeveria eshte problemi dhe jo zgjidhja); kemi Njesi te Posacme Kunder Korrupsionit te zyrtareve te larte dhe krimit te organizuar (SPAK-in), por nuk kemi asnje zyrtar te larte, as edhe nje patronazhist te denuar per korrupsion aktiv, pasiv, politik, ne fushen e prokurimeve, ligje-berjes, emerimeve, grabitjes se tokave e pasurive natyrore, etj.

Keto dite Kuvendi po debatin projekt-ligjin qe mundeson krijimin edhe te nje superagjencie qe do te devijoje jo vetem komunikimin publik, por edhe do te nxjerre jashte funksioneve Kushtetuese edhe gjithe agjencite publike qe ofrojne sherbime publike. E gjithe kjo ne emer te bashkeqeverisjes, njelloj shkrirjeje te pushtetit me partive qeverisese pak a shume si “gjithe pushtetin sovjeteve”…

Sipas raportimeve te mas-medias, sot qeveria vendosi te krijoje edhe nje Drejtori te posacme ne perberje te Ministrise se Drejtesise “per luften kunder korrupsionit ne Administraten Publike…” Pak a shume si Operacioni famekeq “Forca e Ligjit” qe vetem sa legjitimoi pasurite e deklaruara te subjekteve te kontrolluara…

Ne fakt e gjithe kjo praktike institucionesh te mbivendosura, pertej vullnetit politik te munguar per te luftuar korrupsionin si dhe te kontrollit te dyshuar politik mbi SPAK-un nuk ben gje tjeter vecse veshtireson permbushjen e detyres Kushtetuese nga ky institucion dhe krijon dualizem te panevojshem ne luften kunder korrupsionit.

Shkurt, ajo qe mesuam ne vitin 2001 po shfaqet edhe mbas 20 vjetesh, kesaj radhe ne nje forme me te komplikuar e qe nuk lejon ndertimin e urave midis qytetareve dhe taksave te paguara prej tyre, te cilat duhej te ktheheshin ne formen e sherbimeve publike, duke sjelle keshtu mireqeverisjen e premtuar nga cdo qeveri e pas 1990-tës…

* Titulli është i Arberia News. net

 

Related Posts

Leave a comment