Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen shkollat në disa provinca (VIDEO)

-640-0-6175c94ac7a3d

ITALI – Moti i keq ka përfshirë Italinë e jugut, ndërsa stuhia po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

Për 24 orët e ardhshme parashikohen shira të dendur dhe për disa zona si në Reggio Calabria, Messina, Catania, Siracusa dhe Enna është urdhëruar mbyllja e shkollave. Alarmi parashikohet për zonën deri në Agrigento.

Edhe qyteti i Sciacca ka mbyllur shkollat. Dëme të konsiderueshme për shkak të motit të keq ka në Siçilinë Lindore. Në Scordia, në Catanese disa makina janë tërhequr nga furia e ujit, që i ka transformuar rrugët në lumenj. Në këtë zonë ka rënë rreth 150 milimetra shi, një sasi që zakonisht regjistrohet në harkun kohor të disa muajve.

“Mbrojtja civile ka shpallur ‘alarmin e kuq’. ‘Parashikohen rrebeshe shiu dhe stuhi shumë të forta në Siçili”– thotë Salvatore Cocona, drejtor i mbrojtjes civile rajonale.

“Situata po evoluon dhe presim fenomene të tjera. Jemi në alarm të kuq dhe mbi njëqind qendra operative komunale janë të hapura dhe po monitorojnë situatën”, shtoi ai.

“Alarm i kuq"/ Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen“Alarm i kuq"/ Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen

 

Related Posts

Leave a comment