Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Heroina në kamion/ Kush janë 3 pritësit e drogës së kapur në Durrës, ja si ishte ndarë në pako

-640-0-6177a2f19aff2

DURRËS – Të tjera detaje janë zbuluar nga aksioni i Policisë në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 45.5 kg heroinë.

Raportohet se lënda narkotike, që duket se kishte destinacion Italinë, ka qenë e destinuar për 3 marrës të ndryshëm.

Për identifikimin e pakove, janë përdorur një shirit i zi, një shirit i bardhë dhe një me mbishkrimin “banane”.

Policia njofton se si rezultat i finalizimit të operacionit “Portëz” ranë në pranga pronari i mjetit, Arian Çerma dhe drejtuesi i tij, Olgert Duda, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar dijeninë mbi sasinë e heroinës.

Kamioni, i cili kishte për destinacion shtetin italian ishte i ngarkuar me krom. Pas kontrollit të imtësishëm në kabinën e kamionit u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike.

Leave a comment