Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PRESION NDAJ BASHKIVE, A DO GUXOJË SPAK TË HETOJË KRYEMINISTRIN

RAMA ME KRYEBASHKIAKET REBELE

Në një takim të para pak ditëve mbajtur me drejtuesit e pushtetit vendor, në qendër të tematikës ka qenë pastrimi i territorit dhe alternativa e ndëshkimit të cilitdo prej drejtuesve që e lë pas dore mbajtjen pastër të teritorit të njesisë që drejton. Plehrat, asgjesimi i tyre me dërgimin nëpër qendrat e specializuara të përpunimit ka qenë kryeqendra e takimit që është finalizuar me zëngritjen dhe kërcënimin që Kryeministri ka adresuar tek kryetarët e bashkive, të cilët nuk do ti binden direktivë-urdhërit të tij për të nxjerrë nga bataku financiar njësitë e djegies së mbeturinave, që nuk po ja dalin të mbijetojnë në tregun konkurues.

Fjala është posaçërisht për tre njësi përpunimi të mbeturinave në Tiranë, Fier e Elbasan, të cilat janë edhe landfille por posaçërisht inceneratorë.

Sjelljen e Kryeministrit me drejtuesit e pushtetit vendor “Pamfleti” e vlerëson si një ultimatum kërcënues ndaj pushtetin vendor. Kjo sepse pagesa e imponuar përbën cënim të së drejtës kushtetuese ekstreme, nuk respekton tregun konkurues dhe kompeson  paaftësinë e poseduesve privat për të arritur të mbijetojnë me forcat e veta në treg.

Sjellja ultimative e Kryeministrit Rama më së paku: “… Është një vepër e pastër penale”, vlerëson “Pamfleti” që, duke e shpjeguar për njerëzit e thjeshtë, vijon:

” Tre njësitë e përpunimi të mbeturinave në Tiranë, Fier e Elbasan janë edhe landfille, por posaçërisht inceneratorë.

Poseduesit e tyre privatë ofrojnë një tarifë shumë të lartë për njësi, të mbeturinave që përpunojnë. Bashki të ndryshme në vend, duke nisur nga ato të mëdhatë si Durrësi e Elbasani, por edhe të tjera, e kanë konsideruar këtë tarifë të papërballueshme, ndaj nuk e kanë përfshirë në buxhet, pasi nuk e kishin parashikuar.

Edi Rama ka miratuar buxhetin e vitit 2022, duke i bërë presion bashkive që të parashikojnë për vitin e ardhshëm buxhetin për inceneratorët.

Asnjë nga bashkitë e vendit nuk e përballon dot tarifën e inceneratorëve, përveç ndoshta Tiranës. As Durrësi e as Elbasani nuk arritën ta përballonin dhe ne e dimë mirë si ndodhi që u mbush i gjithë Durrësi me plehra.

E gjithë kjo skemë është një haraç, një gjobë, pasi nuk mundet që qeveria të përcaktojë tarifat për një shërbim privat. Nëse ky shërbim, pra inceneratorët konsiderohet si strategjik siç ndodh në vende të zhvilluara, atëherë duhet ta kalojë në Parlament. Tre investimet miliardëshe të inceneratorëve nuk kanë justifikuar asnjë zë të tyre, madje edhe impianti i Tiranës rrezikohet të mbyllet pasi ishte parashikuar të përpunonte plehrat e gjithë veriut. Tirana nuk ja mbyll dot humbjet.

Vlera që duhet për të ngopur këta përbindsha parash është e frikshme, 24 euro për ton, kur kostoja vetëm e grumbullimit e transportit të tyre për bashkitë është krejt e papërballueshme. Ata kërkuan nga qeveria një grant, por këtë Edi Rama nuk do ta bëjë, pasi ka frikë se kur të nisë hetimi i SPAK, do të akuzohet e gjithë qeveria. Ndërkohë nëse të gjithë bashkitë futen në skemën e inceneratorëve, atëherë ata quhen si “aksionerë”. Është pak a shumë si vendimi për Gërdecin që u miratua nga qeveria, në mënyrë që Prokuroria të mos gjente një të pandehur të vetëm”.

Related Posts

Leave a comment