Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mjafton vetëm 2% e pasurisë së Elon Musk që askush të mos vdesë nga uria në botë

-640-0-6179190684a36

SHBA – Një grup i vogël personash ultra të pasur mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të urisë në botë me vetëm një fraksion të vlerës së tyre neto, thotë drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.

“6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nëse nuk i ndihmojmë nuk është kaq e komplikuar”, tha David Beasley në një intervistë për CNN, ndërsa përmendi emrat e Jef Bezzos dhe Elon Musk.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s,Elon Musk ka një vlerë neto prej afro 289 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, që do të thotë se Beasley po kërkon një dhurim prej vetëm 2% të pasurisë së tij.

Pasuria e miliarderëve amerikanë thuajse është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar në shifrat prej 5.04 trilion dollarë në muajin tetor.

Gjysma e popullsisë së Afganistanit, 22.8 milionë njerëz, përballet me një krizë akute urie, sipas një raporti të publikuar të hënën.

Papunësia dhe kriza e likuiditetit do të thotë se vendi po kalon në prag të një krize humanitare dhe 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik, përfundoi raporti.

Related Posts

Leave a comment