Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Futbollisti pranon publikisht se është gay: U lodha duke fshehur veten

20211027-The18-Image-Cavallo-GettyImages-1316785670-752x440

Lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, është futbollisti i pranë në botë që pranon hapur orientimin e tij seksual.

21-vjeçari deklaroi në rrjete sociale se është homoseksual.

“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual. Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”.

Josh u shpreh se ishte i lodhur duke u përpjekur të jepte më të mirën, dhe njëkohësisht të bënte një jetë të dyfishtë. “Është rraskapitëse, është diçka që nuk dua ta përjetojë askush”, tha ai.

“Unë kam qenë duke luftuar me seksualitetin tim për gjashtë vjet. Duke u rritur, gjithmonë kam ndjerë nevojën për të fshehur veten…sepse kisha turp, turp që nuk do të mund të bëja kurrë atë që dua dhe të jem homoseksual.”

Related Posts

Leave a comment