Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këshilli Drejtues i RTSH hap me urgjencë garën për postine Drejtorit të ri të Përgjithshëm

unnamed

 Nga Anisa MUÇAJ-

Në paraditen e sotme në selinë e Radiotelevizionit Publik Shqiptar është njoftuar mbledhja e Këshillit Drejtues të institucionit. Kjo mbledhje e papritur zhvillohet pas presioneve dhe ankesave publike të bëra nga institucione dhe organizata për mosmbajtjen peng të garës për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH-, i cili mbeti vakant pas largimit me shkarkim të ish drejtorit Thoma Gëllçi.

Ndaj zotit Gëllçi, para gati tri javësh, SPAK- ngriti akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave tenderuese, duke e kaluar me vendim gjykate në masën arrest me burg. Ndërkohë para këtij akti zoti Gëllçi e kishte çuar shkërkimin e tij nga KD në Gjykatë, ndërsa pretendonte rikandidimin për këtë post. Ankesat e ndryshme të bëra ndaj vonesës së mbledhjes së KD për hapjen e garës, e kanë detyruar këtë organ të mblidhet sot për të hapur procedurën e garimit për drejtuesin e ri të këtij institucioni.

Ende nuk janë bërë të njohura kandidaturat e reja, por nga mediat dhe në mjediset e ndryshme mediatike flitet për tri opcione të mundshme. Për një kandidat që do të vijë si pranueshmëri nga dy palët politike PS-PD dhe që ka gjasa më shumë të jetë pranë opozitës, ç’ka do të shënonte për herë të parë një rast kur opozitës i jepet prioritet në drejtimin e RTSH nga një person me mbështetje të saj, për kandidatura gazetarësh që vijnë nga përvoja në zëdhënësinë e institucioneve publike si dhe për dy kandidatura me profil jo publik, por me përvoja të sukseshme në fushën e menaxhimit.

Zëra pranë TVSH flasin edhe për pretendime të tjera, por që sipas gjasave janë të pamjaftueshme për fitoren e garës e cila ndryshe nga herët e tjera kësaj here është shumë e papërshtatshme për persona nga brenda TVSH.

Related Posts

Leave a comment