Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PËR AMATORËT QË FLASIN QESIM

shkolla-kosova-587x391-1
Nga Erion DASHO * –
Këto ditë kam dëgjuar deklarata të shumta se hapja e shkollave nuk ka ndikuar në ecurinë e epidemisë në Shqipëri. Kjo në kundërshtim me përfundimin që kanë arritur Izraeli, Gjermania, Britania dhe vende të tjera me sisteme kërkimore shumë më të konsoliduar se yni. Rekomandimi për vaksinimin e fëmijëve nuk ka rënë nga qielli.
Sot, dihet me siguri se fëmijët nuk preken nga forma të rënda të COVID-it, por luajnë rol në transmetim. Për këtë arsye, Europa po vaksinon prej disa muajsh fëmijët mbi 12 vjeç dhe planifikon të nisë vaksinimin edhe të fëmijëve me moshë 5 deri 11 vjeç.
Sigurisht që gjendja në Shqipëri nuk është ajo që paraqesin anti-Vax-ët.
Shembulli i parë që do të sjell është një statistikë, ecuria tremujore e incidencës së raportuar 2 javore të COVID-it në Shqipëri. Siç shihet, deri në fund të shtatorit tendenca ka qenë e qartë drejt uljes. Me hapjen e shkollave, kemi një ringritje të incidencës.
Kjo sigurisht nuk është provë e pakundërshtueshme, por është një argument dhe tregues që nuk mund të anashkalohet lehtë.
Shembulli i dytë janë dy familje me pothuajse të gjithë pjestarët të prekur nga COVID-i. Të gjithë të rriturit të vaksinuar me vaksina cilësore (Pfizer dhe Astra Zeneca) ndërsa fëmijët sigurisht të pavaksinuar. Pas infektimit të fëmijëve në shkollë, u infektuan pjestarët e tjerë të familjeve.
Këtu mund të hidhet hipoteza e besueshne se për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe ndaj ngarkesave të larta virale, as mbrojtja që ofron vaksina nuk ka arritur të mbajë larg infeksionin.
Këto argumente dhe jo përrallat e anti-Vax-ëve merr në shqyrtim EMA, FDA dhe organizatat e tjeta prestigjioze kur rekomandojnë vaksinimin e sa më shumë personave, përfshi edhe fëmijët.
Rreziqet që vijnë nga vaksinimi janë minimale, ndërkohë përfitimet (sidomos ato shoqërore) janë shumë më të larta.
Sa më shpejt të kuptohet kjo edhe në Shqipëri, aq më mirë…
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "50.0 400.0 350.0 00.0 50.0 200.0 150.0 100.0 50.0 0.0 1-Aug 8-Aug 15-Aug 22-Aug 29-Aug 5-Sep 12-Sep 19-Sep 26-Sep 3-Oct 10-0ct 17-0ct 24-Oct"

Related Posts

Leave a comment