Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moldavia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për gazin

Gazprom-Rig

Qeveria moldave dhe Gazprom-i rus thanë se kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën për furnizimin e Moldavisë me gaz, nga 1 nëntori.

Kontrata do të vlejë për pesë vjetët e ardhshëm.

Gazprom tha se marrëveshja është arritur me “kushte reciprokisht të dobishme”.

Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in – furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë – ka skaduar në fund të muajit të kaluar, ndërsa dy palët nuk kanë arritur të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re.

Rusia ka kërcënuar se do t’i ndërpresë furnizimet me gaz në Moldavi në fund të vitit, nëse kontrata ekzistuese e gazit nuk zgjatet deri atëherë.

Por, Ministria e Infrastrukturës e Moldavisë tha të premten se bisedimet në Shën Petersburg përfunduan me një “marrëveshje në parim”, sipas së cilës, kontrata e mëparshme midis Gazprom-it dhe Moldovagaz-it do të zgjatet, “duke përdorur formulën e çmimit të propozuar nga pala moldave”.

“Furnizimet me gaz, sipas kontratës së re, pritet të fillojnë nga 1 nëntori, 2021”, tha Ministria në një postim në Facebook./ Rel

Related Posts

Leave a comment