Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk flasin prej vitesh? Detajet që tregojnë përçarjen mes motrave Libohova

-800-0-617addb894979

Ditën e djeshme Eranda Libohova u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”.

Sigurisht në këtë moment kaq të rëndësishëm për të nuk kishin si të mungonin njerëzit e saj më të dashur, mirëpo e gjeni dot se kush nuk mori pjesë?

Ishte pikërisht motra e saj, artistja Irma Libohova,  e cila jo vetëm që nuk mori pjesë gjatë ceremonisë por edhe një mesazh urimi në rrjetet sociale për të motrën mungoi nga ajo.

Epo, ky fakt i bëri përshtypje të gjithëve dhe nga një monitorim i shpejtë në llogaritë e dy prej këngëtarëve më të famshme shqiptare u vu re se ato nuk ndiqen me njëra-tjetrën, madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.

Mos vallë këto janë disa detaje që të çojnë në përfundimin se mes motrave ka një “krisje”?!

Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Pallati i Koncerteve u pushtua nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë.

Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.

Related Posts

Leave a comment