Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr vendimin për çështjen e ish-anëtarit të Kushtetueses

-800-0-617fbad73dfa2

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka kthyer sërish kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur. Ndërkohë që si afat ka lënë datën 1 dhjetor.

Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

 

Related Posts

Leave a comment