Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Peqin- Takim sensibilizues, për parandalimin e dhunës në familje

Nga Besim Dybeli

 

Pak ditë më parë, organizohet një  takim sensibilizues për parandalimin e dhunës në familje. Takimi në fjalë u mbajt në mjediset e Bashkisë Peqin. Ndërsa organizimi, nga ana e DVP Elbasan, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje. Morën pjesë specialistja për Dhunën në Familje në DVP Elbasan, shefi i Rendit dhe dy ndihmësspecialistë të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë̈ Peqin. Po ashtu, përfaqësuese të FGE-së, të cilat i janë bashkangjitur grupit të punës, përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimit të Kujdesit Social, koordinatorja e dhunës në familje në Bashkinë Peqin, përfaqësuesi i zyrës arsimore vendore Peqin, përfaqësues nga shërbimi psikologjik në sistemin arsimor, punonjësja sociale e FGE-së, e cila asiston në trajtimin e viktimave të dhunës pranë kësaj bashkie. Sipas burime policore, në fokus të këtij takimi ishin parandalimi i dhunës në familje, sensibilizimi i komunitetit për denoncimin e dhunës në familje. Po ashtu, trajtimi me përparësi dhe profesionalizëm̈m i rasteve të dhunës në familje, bashkëpunimi sa më efikas me të gjithë̈ anëtarët e MKR, me qëllimin e ofrimit të ndihmës së nevojshme ndaj viktimave të dhunës në familje. Fushata sensibilizuese, për të denoncuar rastet e dhunës në familje,  vijon në të gjithëa bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Leave a comment