Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

REBELIMI I BERISHËS, GRUSHT SHTETI APO PSIKOLOGJI FËMINORE?

foltorja berisha
Ka çaste në historinë e një shteti apo kombi demokratik kur ligji i tremb dhe i torturon njëherësh të gjithë ata pushtetarë që kanë abuzuar me pushtetin politik. Dhe, pikërisht për këtë shkak, këta pushtetarë që kanë dhunuar ligjin, bashkohen me kolonelët e ushtrisë dhe me ta bëjnë grusht shteti ushtarak. Por, si rregull, kur këta pushtetarë nuk kanë forcë ushtarake, bëhen qesharakë dhe arsyetojnë me gënjeshtrat e një psikologjie fëminore.
Nga Spartak NGJELA –
… Një i tillë po shfaqet të jetë sot edhe Sali Berisha.
Ditë për ditë ai po flet sikur po mund Amerikën; dhe mbledh përkrahës injorantë që këta të bëjnë zhurmë.
Fëmijët, si rregull, mendojnë se fitojnë çdo ditë, se ata mund t’i fitojnë të gjitha luftërat, ngaqë mbështeten te fantazia e gënjeshtërt, të cilën dihet se ua blaton mosha e tyre.
l.
Në fakt, kjo është dhe gjendja e Saliut sot. Nga Kongresi Amerikan pritet të merret vendimi final kundër tij, kurse ky del nëpër Shqipëri dhe thotë që Departamentin e Shtetet e ka rrëzuar në një gjykatë në Paris. !!!
Siç po duket, po i marrin Eurot derëziut; por, duhet të kujtohemi që ato para, i janë grabitur shteti shqiptar dhe u janë vjedhur me anë korrupsioni shqiptarëve. Kurse, Saliu dhe familja e tij, do t’i dorëzojë të gjitha – edhe pronat, edhe paratë; Keni për ta parë.
Kurse, tani, në funksion të kësaj që thamë më lart, na duhet të pyesim:
Ku është vendimi e gjykatës që na e paska “çliruar” Sali Berishën nga non grata amerikane, vendim ky për të cilin ai po gënjen nëpër mitingjet e tij qesharake deri në gënjeshtra fëmijësh?
Askund deri më tani nuk është dhënë një vendim gjykate për këtë çështje, dhe nuk ka mundësi të jepet, sepse vetëm budallait i lejohet të gënjejë me budallallëqe. Por, pikërisht këtu del një pyetje: po gjyqtarit të Parisit që po llomotit Saliu, i lejohet kjo? Nuk i lejohet, dhe prandaj ai duhet të refuzojë padinë e ngritur.
Le të supozojmë për një çast se nuk i ndalohet! Por; s’e di gjyqtari që kështu ai po shkel një ligj kundër Amerikës; dhe çështja merr karakter të theksuar ndërkombëtar?
More Sali; pse ta zgjasim: po cili është emri i këtij gjyqtarit tënd? Kur do të na i thuash?
ll.
Turpe fëminore janë këto, sigurisht; por unë, që në fillim të këtij shkrimi, jua theksova aksiomën e kriminalogjisë moderne, për naivitetin gënjeshtar të fëmijës.
Po mirë, se këtu ka edhe diçka: takimet e Saliut me “simpatizantët” e tij, çfarë përfaqësojnë në vetvete?
Asgjë nuk përfaqësojnë. Për çfarë takimesh, o njerëz, ne mund të flasim?Sali mavria tani në fakt i ka hipur Karrocës së Dylit, dhe në delir e në frikë, po i duket Karroca e Dylit si tank gjigand. Kurse amerikanët qeshin.
Mirëpo, në anën tjetër, në Karrocën e Dylit, nuk është Dyli. Po kush e nget Karrocën e Dylit? Nga brenda na thonë se po e nget vetë Saliu.
Qesharake.
lll.
Kjo gjendje qesharake që po krijon sot Sali Berisha në Shqipëri do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve; kur ata të thonë se: “një ish kryeministër shqiptar, në tetor të vitit 2021, i hipi Karrocës së Dylit dhe me të i shpalli luftë tetë flotave ushtarake amerikane; që të shpëtonte kështu veten nga rreziku; rrezik ky i cili po i kanosej si i akuzuar për korrupsion familjar nga Departamenti i Shtetit në Uashington”.
Gjithsesi, gjithkush ka të drejtë të mbrohet kundrejt një akti akuzues. Por, Saliu e ka humbur të drejtën e kundërshtimit të aktit Blinken, i cili e ka nxjerrë nongrata në Amerikë. Sepse, sipas ligjit amerikan, në lidhje me këtë akt; Sali Berisha e ka humbur afatin për ta atakuar aktin administrativ kundër tij në një gjykatë amerikane. Dhe, pikërisht për këtë, akti i lartë administrativ tani ka hyrë në fuqi, sepse ka marrë formën e prerë. Kurse, në të njëjtën kohë, duhet të theksojmë se, sipas ligjit amerikan, moskundërshtimi i këtij akti në një gjykatë amerikane, juridikisht, tregon se Berisha ka pranuar fajësinë për atë që ai është akuzuar nga Departamenti i Shtetit”.
Prandaj, pas kësaj, shqiptarët po presin Vendimin e Kongresit Amerikan për shpalljen e provave të akuzës kundër Sali Berishës. Shqiptarët po e presin paraqitjen e provave nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara; kurse Saliu po flet përrallën e një procesi gjyqësor në Paris, proces ky, i cili nuk e ka kapacitetin juridik për ta gjykuar.
Po Saliu, pse po sorollatet nëpër Shqipëri? Po sorollatet nëpër Shqipëri, sepse ai tani e ka shpresën te Karroca e Dylit. Por, megjithëse ka të dhëna që Dyli ia ka dhënë Karrocën e tij, Sali Berisha nuk di të ngasë kalin.
Atëherë, prisni dhe shikoni në këto ditë fundin e tragjedisë së fundit shqiptare…
Po Basha?
Për atë ka një rregull: ai u tregua në lartësinë e detyrës kundrejt atdheut të tij, kur e përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Por, gjithsesi; kur të ulet ngadalë perdja e tragjedisë, Basha duhet të jetë në skenë…
Prisni dhe shikoni…

Related Posts

Leave a comment