Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bashkia Cërrik bashkëpunim kulturoro-fetar me fondacionin turk “Alsar”

Nga Besim Dybeli

Një aktivitet kulturoro-fetar i bashkisë së Cërrikut me një fondacion turk. Veprimtaria është organizuar në kinoklubin e këtij qyteti me besimtarë e jo-besimtarë. Mbi 300 pjesëmarrës kanë mbushur sallën qëndrore të kinoklubit, duke ndjekur referate teoologjike e mesazhe paqeje për njerëzimin sot. – “ I nderuar të isha pjesë e aktivitetit social-fetar e kulturor “Mirë se erdhe Mëshirë e mbarë Botës”, të organizuar nga fondacioni ALSAR”- ka deklaruar kreu i bashkisë, Andis Salla.

Me pas kryebashkiaku Salla ka shtuar ; – “Vlerësoj shumë prezencën në këtë supozium të shumë figurave të spikatura nga Turqia si: Profesor Doktor Hamdi Arslan , Dr. Hakan Kutlu nga Universiteti Fatih, Sulltan Mehmed i Stambollit si dhe imami nga Shkupi Sadush Tahiri, të cilët përcollën mesazhe të rëndësishme e domethënëse të harmonisë fetare që na karakterizon” . Ky akvitet, sipas z. Salla, i hap rrugë një bashkëpunimi të gjatë midis Bashkisë Cërrik dhe Fondacionit “ALSAR”.

Leave a comment