Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy në pranga për 20 metra kub lëndë drusore

pyjet

Nga Besim Dybeli

Pas festës së gështenjave në Labinot-Mal të Elbasanit, ngjitet Inspektoriati Pyjor. Ky I fundit, i mbështetur nga policia e rendit. Të paktën dy persona janë arrestuar për dëmtim dhe përvetësim të lëndës drusore. Inspektoriati i Pyjeve, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vijim të punës për ruajtjen e pyjeve, dhe parandalimin dhe prerjeve të paligjshme, identifikoi një rast të prerjes së paligjshme në Labinot- Mal. Dy persona janë evidentuar nga Inspektoriati i Pyjeve dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve dhe sekuestrim i lëndës drusore. Bëhet fjalë për 20 metra kub lëndë drusore, që konsiderohet si  dëm i shkaktuar në zonën e Labinotit-Mal nga kjo prerje e paligjshme. Bëhet e ditur, se   Inspektoriati i Pyjeve në Bashkinë e Elbasanit,  së bashku me Policinë Bashkiake, do të vazhdojnë kontrollin në çdo cep të territorit, për të parandaluar dëmtimin e mjedisit. Nga ana tjetër, autoritetet vendore i bëjnë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese,  të dërgojnë para përgjegjësisë ligjore autorët.

Leave a comment