Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

LIDERËT E BALLKANIT, JO DEMOKRATIK, ARROGANTË, POPULISTË DHE AUTOKRATË

Lideret-Ballkani-1100x620
Ballkani Perëndimor shihet shpesh si një fuçi baruti, ose siç deklaroi Churchill në vitin 1941: “Ballkani prodhon më shumë histori se sa konsumon”.
Tepricat janë grindje, konflikte dhe luftra balkanike të nxitura nga konfliktet fetare, etnike, nacionaliste dhe interesa gjeopolitike…
Nga Arben MALAJ *-
Të gjithë së bashku dhe shpesh të mbivendosur ata vazhdojnë ta bëjnë paqen e arritur në Ballkanin Perëndimor të paqëndrueshme dhe rritjen e mirëqenies te paarritshme.
Nepermjet slideve apelohet per nje lidership vizionar sipas baballareve themelues qe e bene BE nje histori suksesi.
SHBA- kane sherbyer si lokomotiva qe ka udhehequr integrimin Euro- Atlantic te vendeve ish komuniste, duke e terhequr trenin e ndalur here pas here.
Fatkeqesisht Ballkani hipi vone ne trenin e integrimit dhe vazhdon të pres i zhgenjyer ne vagonin e fundit te ketij treni. i cili ecen shume ngadale dhe ngec here pas here.
Popujt e Ballkanit Perëndimor janë në rrezik të vazhdueshëm për t’u varfëruar gjithmonë nga rreziku i ri i shfaqjes së konflikteve të mëparshme, por edhe nga dështimi për t’u mirë qeverisur, pasi qeverisja po dominohet nga liderë jo-demokratik, arrogantë, populistë dhe autokratë.
Ata mbijetojnë duke ushqyer frikën, qeverisin përmes frikës dhe jo përmes sukseseve, të cilat mund të bëjnë paqe të qëndrueshme dhe mirëqenie të prekshme për çdo individ.
*  Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net

Related Posts

Leave a comment