Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Messi flet për Topin e Artë, tregon se për kë lojtar do të votojë

-800-0-1e7d180d2c659c9baa2c1ae1f61bd4f3

Ylli argjentinas Lionel Messi mendon që do të ishte çmenduri nëse ai do të fitonte Topin e Artë numër shtatë në karrierë, dhe nuk pret që të jetë triumfues i këtij çmimi në fund të këtij muaji.

Messi tregoi se në këtë ceremoni të çmimit të Topit të Artë do të votonte për dy bashkëlojtarë të Paris Saint-Germain, dhe për sulmuesit si Karim Benzema e Robert Lewandowski.

“Në skuadrën time, gjenden dy lojtarë për të cilët menjëherë do të votoja, Neymar dhe Kylian Mbappe. Pastaj do të votoja për Robert Lewandowskin, i cili ka pasur një vit fantastik, dhe Karim Benzeman i cili ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Messi.

Më 29 nëntor do të bëhet i ditur fituesi i Topit të Artë në kryeqytetin e Francës, ku i fundit që e kishte pranuar këtë çmim ishte ylli argjentinas Lionel Messi në vitin 2019, kurse në vitin 2020 ky çmim nuk u nda për shkak të pandemisë Covid-19.

Related Posts

Leave a comment