Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Puna nga shtëpia, ja cilat janë avantazhet dhe disavantazhet

88B9DE47-4398-4434-A588-FD8F06E8FBD5-1536x896

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si lidhemi me të tjerët, por edhe mënyrën se si punojmë. Kemi folur jo pak herë mbi të mirat dhe të këqijat e të punuarit nga shtëpia, për telefonatat pas orarit të punës dhe si të organizohemi më së miri për këtë lloj pune.

Një studim i fundit i kryer nga kompania “Microsoft dhe e botuar në Nature Human Behavior”, analizoi sesi kalimi nga zyra në shtëpi ndikoi në marrëdhëniet midis punonjësve të kompanisë dhe ditëve të tyre, duke vënë në dukje një rritje të orëve javore të punës por edhe një ulje të bashkëpunimit midis kolegëve.

Më pak bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni

Studimi që u fokusua në muajt e parë të vitit 2020, analizoi punën e më shumë se 61.000 punonjësve të Microsoft-it, të cilët të vetmuar pas kompjuterave të tyre, ndërvepruan më pak me njëri-tjetrin. Kjo mungesë e shkëmbimit të ideve, mund të dëmtojë kompaninë në terma afatgjatë, duke ndikuar negativisht tek inovacionet.

“Ekziston një avantazh konkurrues në të ashtuquajturin “transferim i njohurive”, gjatë të cilitnjë grup njerëzish nga një kompani, ndan përvojat e tyre me një grup tjetër njerëzish të së njëjtës kompani”- nënvizojnë studiuesit.

Gjatë muajve të pandemisë aktualendryshoi edhe mënyra e bashkëveprimit me kolegët distancë. Bisedat e shkurtra në zyrë ata i kanë zëvendësuar jo me telefonata dhe video-telefonata, por me e-mailet që janë komunikime më të ftohta (dhe shpesh të keqinterpretueshmedhe mesazhet në chat.

Më shumë punë?

Nga ana tjetër, analiza konstatoi një rritje prej 10 për qindtë totalit  orëve të punës nga punonjësit, e llogaritur si intervali midis fillimit të punës së parë dhe përfundimit të punës së fundit. Megjithatë studiuesit theksojnë se kjo llogaritje mund të jetë e pavërtetë dhe se rritja mund të vihet re vetëm në dukje. Kjo pasi sipas tyre “të njëjtat orë pune mund të shpërndahen gjatë gjithë ditës, të ndërthurura me shpërqendrime apo aktivitete të tjera.

Ajo që del nga studimi është se puna nga shtëpia mund të mos jetë alternativa më e mirë për një kompani. “Efektet e vëzhguara në bashkëpunimin dhe komunikimin midis punëtorëve do të kenë me siguri ndikim tek produktiviteti edhe në një periudhë afatgjatë, edhe tekinovacioni”-theksojnë studiuesit.

Ata theksojnë se zgjidhja më e mirë, është alternimi i punës në shtëpi dhe zyrë, duke i ndarë punonjësit në grupe që e gjejnë veten duke punuar së bashku vetëm disa ditë të javës në kompani, ose duke vendosur të njëjtat orë të alternuara për të gjithë ekipin.

Related Posts

Leave a comment