Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kundër vaksinimit me detyrim, shpërthejnë protestat në këtë shtet europian

1200x0-752x440

Qindra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Ukrainës për të protestuar kundër masave anticovid dhe vaksinimit me detyrim për grupe të caktuara.

 

Protestuesit mbushën rrugët kryesore të Kievit, ndërsa bllokuan trafikun para ndërtesës së parlamentit.

 

Me pankarta në duar që shkruanin “Jo eksperimenteve mjekësore, jo vaksinimit”  demonstruesit u shprehen se nuk pranonin të injektoheshin me një vaksinë që është ende në fazat e para eksperimentale.

 

Edhe pse pati një prezencë të madhe të policisë, nuk pati përplasje.

 

Ukraina një ditë më parë raportoi 720 vdekje të reja nga koronavirusi, numri i tretë më i lartë në botë pas SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa vetëm 20 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

 

Ndërkohë, organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën indiane  “Covaxin” për përdorim urgjent kundër koronavirusit.

 

Ajo prodhohet nga kompania “Bharat Biotech” dhe efektiviteti i saj është rreth 78 për qind.

Related Posts

Leave a comment