Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Open Ballkan/ Vuçiç publikon fotot e darkës me Ramën: Mbrëmje e mrekullueshme me miqtë…

-640-0-61839f160a1d6 (1)

Samiti i Open Ballkan, pavarësisht dorëheqjen së kyeministrit Zoran Zaev do të mbahet. Dje në mbrëmje presidenti Aleksandar Vuçiç ka pritur kryeminitrin Edi Rama, zv.kryeministrin e MV-së, Nikolai Dimitrov.

Në këtë në këtë darkë të shtruar në një nga restoranet luksoze në Beograd, ka qenë i pranishëm dhe kryeministri i Malit të Zi. Ai ka qenë prezent në darkë, porse mësohet se nuk jetë pjesë e tryezës së Open Ballkan.

Ka qenë presidenti serb Aleksandër Vuçiç që ka publikuar pamjet nga darka që shtroi për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, malazezin Zdravko Krivokapiç dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Kreu i shtetit serb e cilëson mbrëmje të mrekullueshme.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant @ salon_1905 me miq nga rajoni @ediramaal @zdravkokrivokapiccg dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabi? u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.

FOTOT e VIDEO- Open Ballkan/ Vuçiç publikon fotot e darkës me

FOTOT e VIDEO- Open Ballkan/ Vuçiç publikon fotot e darkës me

FOTOT e VIDEO- Open Ballkan/ Vuçiç publikon fotot e darkës me

FOTOT e VIDEO- Open Ballkan/ Vuçiç publikon fotot e darkës me

Ditët e sotme ka nisur herët samiti i Ballkanit në Beograd, takimi i gjashtë i kësaj nisme rajonale.

Në pamjet e siguruara nga Neës 24, shihet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç pret dy liderët e tjerë, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Më pas mbërrin Dimitrov e më tej Rama, teksa tre liderët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Nisma vijon të mbështetet vetëm nga tre vende të Ballkanit, teksa Kosova mungoi dhe në takimin e gjashtë.

Në një prononcim ekskluziv për Neës24 ditën e djeshme, zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk ka pasur një ftesë zyrtare për Kosovën duke përsëritur dhe qëndrimin se nuk e “i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo Open Balkan është nismë pa vizion për rajonin”.

Related Posts

Leave a comment