Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Familjarët: Është larguar dhe dy herë të tjera, por…

policia-tirane-2

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e biznesmenit në Tiranë, Rruzhdi Hoxha,

43 vjeçari baba i dy fëmijëve prej 13 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij. Familjarët e tij kanë bërë me dije se Hoxha është larguar dhe dy herë të tjera, por është kthyer sërish në shtëpi.

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët në komisariatin numër 5 në Tiranë. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar deri më tani mikun e tij, F.Rushi  i cili dhe personi i fundit që dyshohet se e ka parë biznesmenin.

Shoku i binesmenit ka deklaruar se për herë të fundit e ka takuar atë në Fushë Mëzez. Ndërkohë bëhet me dije se F. Rushi është i shpallur në kërkim nga Italia për trafik drogë, ndërkohë nuk ekstradohet sepse nuk ka vendim gjykate.

Related Posts

Leave a comment