Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vaksina apo mjekim?

VAKSINIMI-NE-UNIVERSITETE_frame_646-600x338
 Lajmi se dy kompani serioze, “Merck” dhe “Pfizer” janë në prag të marrjes së miratimit për dy trajtime efektive kundër COVID-it është lajmi më i mirë në këto dy vjet pandemi…
Nga Erion DASHO * –
…Sidomos trajtimi që ka zbuluar kompania “Pfizer” ka një shkallë suksesi gati 90% dhe bazohet në një kategori të njohur medikamentesh, të cilës i njihen shumë mirë parametrat e efektivitetit, sigurisë, efektet anësore, etj.
Një medikament në formë tablete që e ul rrezikun e humbjes së jetës në nivelet e një epidemie të zakonshme gripi, praktikisht e kthen COVID-in në një problem sezonal, të ngjashëm me gjithë virozat e tjera.
A do të thotë se dalja e këtyre medikamenteve e bën vaksinën të panevojshme?
Së pari, duhet risjellë në vëmendje se vaksinat janë elementë parandalimi dhe parandalimi është gjithmonë i preferuar në raport me trajtimin. Por, në sajë të këtij trajtimi presioni personal dhe shoqëror për t’u vaksinuar do të jetë shumë më i ulët.
Së dyti, këto medikamente nuk do të vijnë në raftet e farmacive sot. Sikundër ndodhi me vaksinën, do të kalojnë disa muaj para se ato të disponohen në farmaci. Përsëri në mënyrë të ngjashme me vaksinën, vendet e pasura dhe të fuqishme kanë prenotuar sasitë e para. Vetëm SHBA-të kanë nënshkruar tashmë kontrata disa miliardë dollarëshe me “Pfizer” për kurën që besohet se do të kushtojë 700 dollarë për pacient.
Sezoni i virozave të këtij viti do të jetë me sa duket i fundit sezon virozash që do të ketë nevojë për një fushatë vaksinimi masiv kundër COVID-it.
Anti-Vax-ët, no-Vax-ët dhe konspiracionistët të mos kenë më hallin e dozës së katërt, të pestë apo të gjashtë. Pasi të kalojë ky sezon, vetëm personave në risk do t’u rekomandohet vaksina (sikundër ndodh edhe për vaksinën e gripit).
Por në këtë moment, gabimi më i madh do të ishte rënia e fluksit të vaksinimit me argumentin se tashmë ekzistojnë mjekime kundër COVID-it.
Kjo sigurisht do të pasohej me disa qindra vdekje të parandalueshme gjatë sezonit të virozave që sapo ka nisur…

Related Posts

Leave a comment