Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pronat, arrestohet topografi në Bashkinë e Himarës

policia-e-vlores-e1471114177741

Topografi i Bashkisë së Himarës ka rene ne prangat e policisë, pasi akuzohet per falsifikim te dokumenteve te pronave.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E.M., 41 vjeç, ndaj të cilit u dha masa “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë.

Ai dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet N. P., 46 vjeç, banues në Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment