Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Italia kap “kokën” e trafikut të drogës, punonte doganier tek porti i Durrësit

-640-0-618b9e834a7fe

Trafikanti shqiptar i drogës J. Mandija është arrestuar para disa ditësh në Durrës, ku punonte si doganier në port.

Ky i fundit është ekstraduar drejt shtetit italian. mediat e huaja shkruajnë se ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino-s i shoqëruar nga Interpol mëngjesin e djeshëm dhe tashmë ndodhet në një burg në Lazio.

Julian Madija u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës me Shqipërisë dhe Italisë.

Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj burg për Mandijën në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier.

Related Posts

Leave a comment