Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hije dyshimi mbi SPAK/ Pse heziton të arrestojë binomin e RTVSH-së Leka Bungo e Martin Leka?

martin leka leka bungo

Pesë ditë më parë, me zë e figurë, Komisioni Parlamentar i Medias e bëri “leckë” drejtorin e përkohshëm të RTSH, Martin Leka, ndërsa Kryetarin e Këshillit Drejtues, Leka Bungo e damkosi si bashkëpunëtor të tij, përfitues në korrupsion dhe fshehës të vjedhjeve që Martin Leka ka bërë në vitet 2013-2016.

Deputetët i kërkuan Martin Lekës e Leka Bungos, të jepnin shpjegime, lidhur me akuzat konkrete që u ka bërë media (Pamfleti) për korrupsion, zhdukje të ardhurash e fondesh që i jep shteti, për punësime familjarësh e dashnoresh dhe degradim të RTSH.

Por të dy, pa dhënë asnjë sqarim për vjedhjet, kërkuan 4.7 milionë USD shtesë për vitin 2022, rritje pagash të tyre, të bordeve, shefave të sektorëve e drejtueseve të emisioneve surogato, të cilat janë familjare dhe “pjeshka” të punësuara nga qefliu Martin Leka e së fundi nga plakushi Leka Bungo.

SPAK duhet të hetojë akuzën që deputeti i PS, Besian Ajazi ish-gazetar i RTSH, i bëri Martin Lekës e Leka Bungos, lidhur me orgjitë jashtë shtetit dhe me 2.8 milionë USD të harxhuara për gjoja programe të diasporës, por që nuk ka patur asnjë të tillë në TVSH.

Po kështu, deputetja Ina Zhupa i bëri thirrje SPAK-ut, të çojë në burg dhe Martin Lekën e Leka Bungon, të cilët i akuzoi me prova konkrete, për mashtrim buxhetor, vjedhje, falsifikim e zhdukje bilancesh financiare, shpenzime luksi zyrash e qejfesh me udhëtime, punësime familjarësh dhe shkatërrim e degjenerim moral të RTSH.

Çmenduri, ishte kërkesa e dyfishimit të tarifës së televizorit që paguajnë familjarët e bizneset, për ta bërë 26 milionë USD në vit; si dhe shtimin e numrit të punonjësve, kur vetëm në 6 muajt e fundit që sundojnë Martin Leka e Leka Bungu, numri i tyre ka shkuar 1300, nga 928 që ishte në muajin shkurt 2021.

Mjafton që SPAK, të hetojë provat që krejt anëtarët e komisionit parlamentar, ia përplasën në fytyrë Martin Lekës e Leka Bungos, duke i damkosur si hajdutë e shpërdorues fondesh…

Ndër to ishte raporti i KLSH, për vlerën 2.7 miliardë lekë të vjedhura në tendera, 9.2 miliardë lekë zhdukje me korrupsion, me shpenzime të paligjshme për 2-3 paga paralele dhënë 314 punonjësve, dashnoreve e shefave, dhe mungesën e raporteve financiare për 12 miliardë lekë abuzime në 3 investime në RTSH. 

Martin Leka e Leka Bungo kanë zhdukur nga arkiva e RTSH, raportet financiare të viteve 2014 e 2016, vjedhja 9.2 milionë Euro

Në arkivën e Drejtorisë së Financës, të Këshillit Drejtues dhe Bordit të Administrimit të RTSH, mungojnë raportet e bilanceve financiare të vitit 2014 e vitit 2016; kohë ku ka drejtuar Martin Leka, madje pas prangosjes së Thoma Gëllçit, këto raporte janë hequr dhe nga faqja e RTSH.

Në këto raporte, që Martin Leka nuk ia dorëzoi as KLSH, bëhet fjalë për 9.2 milionë Euro, vlerë e konstatuar nga Bordi Administrimit dhe Drejtoria Financiare, të cilët u joshën me punësime familjarësh e çeqe ilegale dhe heshtën, duke lejuar zhdukjen e bilanceve.

Psh., brenda bilancit vjetor 2014 janë 592 milionë lekë të vjetra udhëtime fiktive jashtë shtetit në grup dyshe, treshe e dhjetëshe, pasqyruar me bileta udhëtimi e fatura hoteli restorantesh të fotokopjuara  dhe pa adresa e data konkrete.

Po kështu, janë 2.6 milionë Euro të vjedhura me projekte false të firmosura nga Martin Leka, për gjoja dokumentarë, programe argëtuese për të rinj e fëmijë dhe filma televiziv me metrazh të shkurtër, regjistruar dhe me emra regjisorësh e kameramanësh të vdekur 20 vite më parë.

Në bilancin e vitit 2016, figurojnë 1.3 milionë Euro blerje mobiliesh e kolltuqesh në Itali, si dhe pajisje elektronike e kompjuterike, të cilat nuk kanë hyrë fare në RTSH, ndërsa po brenda vitit 2016, janë bërë letrat si mallra të nxjerra jashtë përdorimi.

Në këtë raport, është dhe vjedhja 850 mijë Euro me kontratën false, që Martin Leka bëri me drejtorin Alban Jaho të “Digitalb”, për shitjen e të drejtës së transmetimit të ndeshjeve të Ekipit Kombëtar në Eleminatoret “EURO 2016” dhe të Kupës së Botës “Fifa World Cup 2018”.

Për zhdukjen e raporteve financiare të viteve 2014 e 2016, ka kontribuar dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, i cili në mbrojtje të Martin Lekës që po e josh me çeqe e vende pune.

Sepse këto raporte nuk janë në arkivën e RTSH, por në shtëpinë e e tretë të Martinit të Lekajve, ndërsa SPAK ka detyrë t’i kap “për veshi” Martin Lekën e Leka Bungon, të cilët prej 6 muajsh janë bërë bashkë në pazaret me fondet dhe punësimet e RTSH.  /Pamfleti/

Related Posts

Leave a comment