Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PSE QEVERIA I FSHEH BORXHET E FSHEHURA

borxhi fshehur
Mesazhi kryesore i studimit mbi borxhet e fshehura: ” Borxhet e fshehura dëmtojnë qeverisjen, rritin rrezikun e krizës së borxheve të larta dhe dëmtojnë ritmet dhe cilesinë e rritjes ekonomike”.
Nga Arben MALAJ * –
Ky studim përputhet me shqetësimet në rritje që ka rritja e borxheve të fshehura edhe në vendin tonë. Arsyet kryesore pse qeveritë fshehin borxhet mund të jenë të shumta – por fshehja e tyre kudo ka një gjë të përbashkët – keq manaxhimi dhe demtim te stabiltetit te financave publike. Qeveritë kanë frikë të regjistrojnë, pasqyrojne dhe programojnë uljen e borxheve të fshehura, sepse borxhi real do te jete me i larte dhe kredibiliteti i publik i qeverive me i ulet.
Qeverite kanë frikë nga rritja e lartë e borxheve- nga ulja e borxheve te fshehura – për shkak të renies se kredibilitetit publik nga keq manaxhimi i financave publike.
Borxhet e larta demtojne ” Tax morality” vullnetshmerine e pagimit te detyrimeve nga taksapaguesit por edhe hezitim per me shume konsum dhe investim nga individet dhe investitorëve vendas dhe të huaj.
Legjislacioni ynë për menaxhimin e buxhetit është i mirë, ndërsa menaxhimin e financave publike është përkeqësuar.
Një nga elementët e përkeqësimit të menaxhimit të financave publike por edhe të pengimit të ritmit dhe cilësisë së rritjes ekonomike janë borxhet e fshehura.
Kriza e COVID-19, i ka futur ekonomitë në Azinë Jugore dhe në mbarë botën në një recesion të thellë. Kjo krize ka nxjerrë në pah nivelet në rritje të borxhit të Azisë Jugore dhe detyrimet e konsiderueshme të fshehura.
Sipas studimit : “Ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publiko-private (PPP), kanë qenë në qendër të valës në rritje të borxhit dhe reagimit të fundit pandemik”.
“Studimi rekomandon një axhendë reformash të bazuar në katër parimet e ndërlidhura të qëllimit, stimujve, transparencës dhe llogaridhënies (PITA). Reformat mund të zbusin rreziqet që operacionet jashtë bilancit do të bëhen burimi i krizës së ardhshme financiare në Azinë Jugore. “
 Kriza e COVID-19, e cila i ka dërguar ekonomitë në Azinë Jugore dhe në mbarë botën në një recesion të thellë, ka nxjerrë në pah nivelet në rritje të borxhit të Azisë Jugore dhe detyrimet e konsiderueshme të fshehura.

Related Posts

Leave a comment